Pyetjet e parashtruara më së shpeshti

Ketu do te gjeni pergjigje te shpejta per provimet e gjuhes gjermane prane ÖSD, regjistrimin dhe certifikatat.

Për t’u regjistruar në provim, klikoni në linkun e mëposhtëm dhe plotësoni fushat e kërkuara:

https://forms.gle/taSrqSkKNDr2sDdr6

Për regjistrimin në provim ju duhet të posedoni dokument valid identifikimi, pasaportë dhe kartë identiteti – letërnjoftim.

Për t’u informuar mbi çmimet e provimeve klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/taSrqSkKNDr2sDdr6

Për t’u njohur me modelin e tezave të provimit klikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.osd.at/die-pruefungen/osd-prufungen/

Po, për detajet mund të kontaktoni administratën tonë përmes kontaktit: https://ura-kurse.com/kontakti/

Përdorimi i fjalorëve nuk është i lejuar për provimet e nivelit A1, A2 dhe B1.

Për nivelin B2 lejohet përdorimi i fjalorëve një ose dy-gjuhësh.

Fjalorët elektronikë, tabletët ose pajisje të tjera të ngjashme, janë rreptësisht të ndaluara.

Ju pajiseni me certifikatë të plotë kur ti keni kaluar të gjitha modulet e provimit.

Nuk ka rëndësi nëse modulet e provimit janë dhënë në të njëjtën datë apo brenda një viti – mirëpo duhet të jenë kaluar të gjitha modulet në të njëjtën qendër provimi. Nëse ju e kaloni një modul, atëherë ju lëshohet certifikata vetëm për modulin e përfunduar.

Si bëhët ndarja e moduleve:

Provimet A1, A2, B2 kanë dy module kryesore: moduli me shkrim ka tri kompetenca në vete: Kuptim leximit, kuptim dëgjimi dhe komunikim me shkrim dhe si i tillë duhet përsëritur si një i vetëm dhe moduli i komunikimit me gojë përsëritet si një i vetëm.

Provimet e B1 kanë katër module: Kuptim leximi, kuptim dëgjimi, komunikim me shkrim dhe komunikim me gojë.

Ju mund ta përsërisni provimin ose modulin disa herë – nuk është i caktuar numri i përsëritjes së modulit. Megjithatë ne ju rekomandojmë të përgatiteni mirë para se të paraqishni provimin për nivelin e synuar.

Ju njoftoheni përmes njoftimi zyrtar për kohën e tërheqjes së certifikatës tuaj.

Certifikata tërhiqet pranë zyrave tona në Rrugën De Rada 97, 20000 Prizren – Republika e Kosovës.

Në parim, certifikatat e ÖSD-së nuk kanë afat skadence. Megjithatë, autoritete të caktuara e rezervojnë të drejtën për të përcaktuar afatin e vlefshmërisë së tyre.

Ju lutemi të kontaktoni qendrën ÖSD ku keni dhënë provimin. Humbjen e certifikatës duhet ta keni paraqitur pranë organeve kompetente – Policisë së Republikës së Kosovës – dhe të paraqisni vërtetimin/deklaratën e lëshuar nga ky organ. Ky shërbim ofrohet kundrejt një pagese.

Kujdes: Një duplikatë mund të kërkohet vetëm brenda 5 viteve.

Caktoni një termin për këshillim në zyrat tona, për shkak se kërkesat variojnë nga shteti në shtet dhe nga Landi në Land.

Po, certifkata ÖSD njihet në të gjitha shtetet gjermanisht-folëse dhe autoritetet e tyre përkatëse.

Certifikata njihet edhe në shtete të tjera në botë, për më shumë informacione mund të vizitoni: www.osd.at

ÖSD A1

  • Kuptim leximi: minimum 6/30
  • Kuptim degjimi: minimum 6/30
  • Schreiben: minimum 4/15
  • Moduli me shkrim: minimum 38/75
  • Moduli me goje: minimum 12/25
  • Gjithsej: minimum 50/100

ÖSD A2

  • Kuptim leximi: minimum 5/25
  • Kuptim degjimi: minimum 6/30
  • Schreiben: minimum 3/15
  • Moduli me shkrim: minimum 35/70
  • Moduli me goje: minimum 10/20
  • Gjithsej: minimum 45/90

ÖSD B1

  • Secili modul: minimum 60/100
  • (Kuptim leximi, kuptim degjimi, komunikim me shkrim, komunikim me goje)

ÖSD B2

  • Kuptim leximi: minimum 10/20
  • Kuptim degjimi: minimum 10/20
  • Schreiben: minimum 18/30
  • Moduli me shkrim: minimum 42/70
  • Moduli me goje: minimum 18/30
  • Gjithsej: minimum 60/100

Shenim: Keto jane minimumet sipas informatave ne dokumentin tuaj. Per cdo rast, referohuni edhe tek njoftimi zyrtar i provimit.

Ju duhet të paraqiteni personalisht, me kartën tuaj të identitetit për tërheqjen e certifikatës.

Në raste përjashtimore tërheqja e certifikatës tuaj realizohet vetëm përmes një autorizimi.

Ju keni 6 muaj kohë në dispozicion për ta tërhequr certifikatën tuaj.