Valon Xhoxhaj është mësimdhënës i gjuhës gjermane në shkollën e gjuhëve “URA”. Ai i ka mbaruar studimet në shkallën e parë për mësimdhënie të gjuhës gjermane.

I njohur për qetësinë dhe profesionalizmin e tij, ai krijon një ambient komod dhe miqësor për nxënësit, duke e bërë mësimnxënien një përvojë të këndshme dhe efektive.

Në veçanti, ai fokusohet në niveli A1, ku ofron ushtrime praktike dhe të thjeshta që ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë bazat e gjuhës gjermane në mënyrë të qëndrueshme. Me durim dhe qasje të përkushtuar, Valoni është një figurë e vlerësuar në mesin e nxënësve që e ndjekin për herë të parë rrugëtimin e tyre në gjuhën gjermane.