Neki Jahaj është koordinator dhe mësimdhënës i gjuhës gjermane, i angazhuar prej vitesh në fushën e arsimit. Ai ka mbaruar studimet për mësimdhënie të gjuhës gjermane në shkallën e parë dhe të dytë, si dhe ka ndjekur dhjetëra trajnime ndërkombëtare në fushën e arsimit.  Me përkushtim dhe profesionalizëm, ai ka ndihmuar qindra të rinj dhe të rritur në përvetësimin e gjuhës gjermane, si për qëllime studimore, ashtu edhe për integrim në tregun e punës në vendet gjermanofolëse. Neki Jahaj, përveq si mësimdhënës, ka shërbyer si drejtor i Gjimnazit “Loyola”, një institucion arsimor i njohur për cilësi dhe disiplinë akademike. Gjatë drejtimit të tij, ai ka kontribuar në përmirësimin e mjedisit mësimor, forcimin e strukturave organizative dhe zhvillimin profesional të stafit. Udhëheqja e tij është vlerësuar për përkushtimin ndaj cilësisë në arsim dhe qasjen vizionare.

Si koordinator në shkollën e Kurseve URA, Neki Jahaj udhëheq dhe menaxhon me sukses kurse gjuhësore, planifikon programe mësimore dhe mbikëqyr cilësinë e procesit të mësimdhënies. Ai njihet për metodologjinë moderne të mësimdhënies dhe për aftësinë e tij për të krijuar një atmosferë mbështetëse dhe motivuese për nxënësit, studentët dhe kolegët. 

Ai është gjithashtu ekzaminer dhe kryesues i provimeve të ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom Deutsch), ku angazhohet në vlerësimin profesional të njohurive të gjuhës gjermane sipas standardeve ndërkombëtare. Përkushtimi i tij ndaj cilësisë dhe objektivitetit e bën një figurë të besueshme në proceset e certifikimit gjuhësor. Ai ka punuar si egzaminer i provimeve të ÖSD në Tiranë, Prishtinë dhe Podgoricë.

Neki Jahaj është përkthyes i licencuar gjyqësor për gjuhën gjermane dhe shqipe. Ai ofron përkthime të sakta dhe profesionale të dokumenteve juridike, administrative dhe personale, në institucione publike dhe private. Saktësia, besueshmëria dhe njohja e terminologjisë juridike e bëjnë atë një profesionist të vlerësuar në këtë fushë.

Me një qasje gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt rezultateve, Neki Jahaj vazhdon të japë një kontribut të çmuar në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja, të zhvillimit personal dhe profesional të kursantëve të tij