Leotrina Musliu është mësimdhënëse e gjuhës gjermane me përvojë dhe njohuri të thella në fushën e arsimit. Ajo është rritur në Gjermani, ku ka përfituar nga mjedisi gjermanofolës dhe ka mbaruar studimet për mësimdhënie të gjuhës gjermane në shkallën e parë dhe të dytë.
Kjo eksperiencë e ka ndihmuar atë të zotërojë një nivel të lartë të gjuhës dhe të kuptojë thellësisht kulturën dhe gjuhën gjermane.Leotrina aktualisht punon si mësimdhënëse në Shkollën e Kurseve “URA”, ku angazhohet në përgatitjen e nxënësve dhe studentëve për provimet zyrtare të ÖSD dhe në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore për qëllime akademike dhe profesionale.
Me qasje moderne dhe metoda të përshtatura për nevojat e kursantëve, ajo krijon një ambient mësimor mbështetës dhe efektiv, duke i motivuar nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal.