Arbenita Kajdomqaj ka mbaruar studimet themelore për gjuhë gjermane në shkallëne  parë të studimeve.

Ajo është punëtore dhe udhëheqëse e administratës, me përvojë në menaxhimin dhe organizimin e proceseve administrative. Ajo ndihmon gjithashtu në përkthimet nga gjuha shqipe në atë gjermane dhe anasjelltas, duke siguruar saktësi dhe qartësi në komunikimin zyrtar dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Me aftësi të forta organizative dhe gjuhësore, Arbenita kontribuon në funksionimin efikas të institucionit dhe mbështetjen e stafit.