Misioni ynё

Shkolla e kurseve ka pёr mision tё qёndroj afёr secilit person nё veqanti, duke vendosur individin nё qendёr dhe duke studjuar gjithnjё mundёsinё pёr ta ndihmuar secilin veq e veq, nё drejtim tё pёrfitimit nga shёrbimi ynё. Shёrbimi ynё bazohet jo vetёm nё pёrvojat tona tё dёshmuara nё mёsimdhёnie, por edhe nё lehtёsimin e mёsimeve tё marra si dhe pёrdorimin dhe zbatimin e tyre nё praktikё. Pёr mё tutje kёshillat tona kalojnё edhe pёrtej mёsimdhёnies, gjithnjё brenda kornizёs sё shёrbimeve qё ne i ofrojmё.

Ne jemi tё vetёdijshёm qё kandidatёt tanё duhet tu nёnshtrohen komisioneve vlerёsuese, qofshin ato pёrmes organizimit tё provimeve tё ndryshme apo tjera. Prandaj, ne ju qёndrojmё afёr dhe besnik atyre me udhёzime, pёrkrahje, pёrgatitje dhe kёshilla deri nё arritjen e qёllimeve tё tyre. Natyrisht qё pjesё e misionit tonё ёshtё zbatimi nё plotёni i rregulloreve dhe ligjeve, qofshin ato brenda institucionit tonё apo edhe jashtё tij, tё cilat janё nё zbatim.

Formimi dhe mbёshtetja e individit si dhe krijimi i ndjenjёs sё tё qenurit pjesё e ekipit tonё janё pjesё integrale e komunikimit dhe punёs sonё me ta. Puna jonё e pёrbashkёt ka cak arritjet e qёllimeve qё ka secili, qё nё pikёnisjen e tyre, pra qё nga regjistrimi tek ne. 

Tё gjithё ne e plotёsojmё njёri-tjetrin, me kёshillat dhe sugjerimet tona – asnjёri nuk ёshtё mё i ditur se tjetri, ne vetёm dijmё diçka qё tjetrit nuk mund ti kujtohet nё njё kohё tё caktuar, por njёkohёsisht ne jemi tё vetёdijshёm qё tjetri di diçka qё neve nuk na kujtohet nё njё kohё tё caktuar. Prandaj motoja jonё ёshtё: SЁ BASHKU, ME NJЁRI-TJETRIN, PЁR NJЁRI-TJETRIN.

Vizioni ynё

Vizioni ynё bazohet nё misionin tonё dhe orientohet nё kёto fusha:

  • Rritje kontinuale tё cilёsisё
  • Zhvillim kontinual tё kapaciteteve njerёzore dhe intelektuale
  • Pёrmirёsim dhe rritje tё vazhdueshme tё shёrbimeve tona
  • Pёrmirёsim i vazhdueshёm i infrasrukturёs
  • Rritje e vazhdueshme e pёrgjegjёsisё dhe transparencёs ndaj kandidatёve dhe klientёve tanё

  Çfarё presim ne nga kandidatёt dhe klientёt tanё?

  • Tё etiketojnё sakt qёllimet e tyre, pёr çfarё ata vijnё tek ne.
  • Tё kuptojnё mundёsitё tona nё pёrmbushjen e qёllimeve tё tyre dhe ti respektojnё ato.
  • Tё informohen sakt me rregullat dhe llojin e shёrbimeve tona.
  • Tё vie secili i rregullt dhe tё pёrcjell kёshillat e mёsimdhёnёsve dhe bashkёpunёtorёve tanё.
  • Tё jep secili kontributin e tyre, pёrmes angazhimit vetanak nё arritjen e kёtyre qёllimeve.
  • Tё ndihmoj secili secilin – vetёm puna ekipore ёshtё e dёshmuar qё e ka suksesin e garantuar dhe jetёgjatё.
  • Tё pranojnё secilin kandidat nё grup, ashtu siq ёshtё, pa e paragjykuar, pёrqeshur e distancuar nga njёritjetri.
  • Pёr neve secili ka vlerё dhe kёtё e presim edhe nga kandidatёt/klientёt tanё, qё ata tё jenё nё kёrkim tё vlerёs te vetja dhe te tё tjerёt.
  • Ne kemi kutinё e ankesave dhe presim nga secili kandidat/klient qё tё shpreh pakёnqёsitё eventuale nё tё.
  • Kritikat konstruktive, por edhe lёvdatat dhe mendimet e lira tё tё gjithёve na detyrojnё tё reflektojmё, prandaj mos na kurseni nga to.